James Rodriguez dhe Jose Mourinho, rikthimet e mëdha të Real Madridit?

James Rodriguez dëshiron të punojë me Jose Mourinhin te Real Madrid.

Sport

11/12/2018 17:43

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich pas kompletimit të huazimit dy vjeçar.

Ish anëtari i Monacos dhe Portos, është i gatshëm të rikthehet te Real Madrid dhe të punojë me Jose Mourinhon, nëse portugezi rikthehet verës në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Ok Diario’ raporton se mesfushori 26 vjeçar ka shprehur dëshirën të rikthehet te Real Madrid, dhe të punojë me Jose Mourinhon, pa përjashtuar edhe Santiago Solarin (trajnerin aktual) dhe Antonio Conte, një prej trajnerëve favorit për të marrë drejtimin e Los Blancos, përcjell ‘lajmi.net’.

James në verën e vitit 2016 u huazua te Bayern Munich për dy vite, me mundësi transferimi, por situata e tij me trajnerin Niko Kovaç ka bërë që ai ta ndajë mendjen për t’u larguar./Lajmi.net/