James Rodriguez alarmon klubet e Premierligës

Klubet e Premierligës janë vënë në alarm pas lajmeve se Bayern Munich ka vendosur të mos nënshkruajë me James Rodriguez.

Sport

17/11/2018 10:03

Anësori kolumbian aktualisht po kalon sezonin e dytë të një huazimi dy vjeçar te Bayern Munich nga Real Madrid.

Edhe pse është spekuluar shumë për një transferim të përhershëm në ‘Alianz Arena’, ‘Kicker’ një ditë më parë ka raportuar se Bayern Munich nuk do të tentojë të bien dakord për një marrëveshje përfundimtare me kampionët e Evropës.

Këto lajme kanë alarmuar disa nga klubet e Premierligës, përfshirë edhe Manchester Unitedin me Liverpool, që janë të interesuar për shërbimet e ish anëtarit të Monacos.

Për James nuk mungon as interesimi nga Serie A, konkretisht nga Juventusi./Lajmi.net/