James rikthehet dhe udhëheq Lakersat për fitoren në derbin e Los Angeles

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore të rëndësishme mbrëmë në përballjen kundër Los Angeles Clippers.

Sport

01/02/2019 16:29

Derbi i qytetit të “Hollywood” i takoi skuadrës së Lakers të cilët triumfuan me rezultatin 120:123, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante dhe u vendos vetëm pas vazhdimit pesë minutësh.

Ishte “mbreti James” i cili dha kontributin më të madh në fitoren e skuadrës së tij, në ndeshjen e parë pas rikthimit nga lëndimit, lëndim të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Golden State.

LeBron realizoi plotë 24 pikë, si dhe regjistroi 14 kërcime, për të ndihmuar edhe me 9 asistime të tjera.

Pas 52 ndeshjeve, Lakers shënojnë 27 fitore dhe 25 humbje, kurse Clippers, kanë 28 fitore dhe 24 humbje. /Lajmi.net/