James: Rezultati nuk është i keq

Lojtari i Real Madridit, James Rodriguez nuk është dëshpëruar me rezultatin ndaj Juventusit, edhe pse skuadra e tij humbi 2-1.

Sport

05/05/2015 23:45

James Rodriguez nuk është shprehur i dëshpëruar me humbjen që Real Madridi e pësoi ndaj Juventusit me rezultat 2-1.

“Nuk është një rezultat i keq. Ne tani duhet të kemi besim sepse ndeshjen kthyese e luajmë përpara tifozëve tanë”, tha James.

“Juventusi kishte pak fat, ndërsa ne mund të fitojmë në ndeshjen kthyese me mbështetjen që do na japin tifozët tanë. Ta harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen kthyese”, përfundoi kolumbiani.