James për Superkupë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pret që përforcimi i ri James Rodriguez të jetë i gatshëm për lojë në Superkupën e Evropës kundër Sevillas, në Cardiff.

Sport

03/08/2014 11:53

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se James Rodriguez do të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Sevillas.

Los Blancos takohen me rivalin e La Ligës në Cardiff më 12 gusht dhe Ancelotti pret që përforcimi i ri i ardhur nga Monaco të jetë i gatshëm për lojë.

“James Rodriguez mendoj se do të jetë i gatshëm për Superkupë”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes kundër Manchester Unitedit në Guinness Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ronaldo është mirë, luajti 20 minuta kurse në portë do të jetë Casillas”, u shpreh ai.

Real Madrid synon të nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar një trofe të rëndësishëm si Superkupa e Evropës.