James kontribuon me 29 pikë në fitoren e Lakers

LA Lakers ka regjistruar fitore në përballjen e mbrëmshme ndaj Dallas Mavericks.

Sport

01/11/2018 19:55

Rezultati përfundimtar i super ndeshjes ishte 114-113, që tregon se ndeshja ishte tejet interesante, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, prej më të mirëve ishte si gjithmonë “mbreti” James.

Ai kontribuoi me 29 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime, duke qenë kështu lideri për këtë takim.

Ai gjithashtu është angazhuar edhe në fazën defanzive duke vjedhur tre topa.

Kjo fitore ishte e treta për Lakers, në tetë ndeshje këtë sezon. /Lajmi.net/

Momentet më të mira nga James: