James: Kjo është dëshira ime e madhe me Bayernin!

James zbulon planet e së ardhmes.

Sport

29/07/2018 10:22

James Rodriguez dëshiron të qëndrojë sa më gjatë te Bayern Munchen.

Ai deklaroi që synimi i tij është që të fitojë Ligën e Kampionëve me ekipin gjerman, përcjellë “Lajmi.net”.

“Viti im i parë ishte pozitiv dhe dua të fitojë trofe të tjerë sivjet ku synimi kryesor padyshim që është Champions League”, deklaroi James.

“Jam shumë i lumtur në Mynih, mendoj vetëm për Bayern dhe kam besim se do të qëndrojë gjatë në këtë ekip, duke shpërblyer besimin që drejtuesit kanë pasur te unë”.

“Kjo është dëshira ime, të qëndrojë edhe për disa vite te Bayern”, shtoi ai. /Lajmi.net/