James: Kam raporte të mira me Ronaldon

Lojtari i cili në Santiago Bernabeu arriti gjatë kësaj vere, James Rodriguez ka thënë se ka raporte të shkëlqyera me Cristiano Ronaldon.

Sport

04/09/2014 20:23

James ka thënë se gëzon raporte shumë të mira me Ronaldon, duke shtuar se dëshiron që të luaj përkrahë tij për shumë vite tjera.

“Unë kam formuar marrëdhënie shumë të mira me të dhe shpresoj se do të luajmë bashkë për shumë vite”.

“Të gjithë lojtarët e Realit janë shumë modest, e cila mendoj se është arsyeja pse ata janë aty dhe janë lojtarë të shkëlqyer”, tha James.

23 vjeçari u transferua te Real Madridi gjatë kësaj vere nga skuadra franceze, Monaco për një shumë prej 80 milionë euro.