James ka një lajm të keq për Real Madridin

James Rodriguez dëshiron të mbetet te skuadra kampione nga Bundesliga.

Sport

08/05/2018 10:50

James Rodriguez ka vendosur për të ardhmen e tij në Bayern Munich.

Mediat gjermane raportojnë se mesfushori kolumbian dëshiron të mbetet te skuadra kampione nga Bundesliga.

James iu bashkua Bayern Munichut në formë të huazimit dyvjeçar nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai nuk duket i interesuar të kthehet në Madrid pas një sezoni te skuadra bavareze. /Lajmi.net/