James Harden fiton çmimin MVP i sezonit në NBA

James Harden e fitoi çmimin kryesor në "NBA Awards".

Sport

26/06/2018 10:21

James Harden fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në NBA. Ky ishte verdikti kryesor i “NBA Awards” (ceremonia e ndarjes së çmimeve), që u zhvillua në Los Angeles.

Basketbollisti i Houston Rockets la pas Russell Westbrook të Golden State Warriors. Rockets e mbyllën sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në play off u thyen pas 7 ndeshjesh nga Golden State, që në fund triumfoi edhe ndaj Cleveland Cavaliers në finalen e madhe.  “Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje me një mesatare 20.4 pikë për takim, 5.4 rikuperime dhe 8.8 asiste, transmeton “SS”.

Harden ishte i par në këtë klasifikim të veçantë, ndërsa finalistët e tjerë ishin Anthony Davis (New Orleans Pelicans) dhe LeBron James (Cleveland Cavaliers).

Çmimet e sezonit 2017-2018

MVP: James Harden (Houston Rockets)

Mbrojtësi më i mirë: Rudy Gobert (Utah Jazz)

Debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers)

Lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers)

Lojtari më improvizues: Victor Oladipo (Indiana Pacers)

Trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors)