James e do rikthimin te Real Madrid: Atje kam gjithçka

James Rodriguez ka folur më në fund rreth të ardhmes së tij.

Sport

20/02/2019 11:27

James Rodriguez po e përfundon huazimin dy vjeçar nga Real Madrid te Bayern Munich.

Kolumbiani ka thënë se ai dëshiron të rikthehet në Spanjë, pasi aty ka gjithçka.

“Unë duhet të mendoj shumë rreth të ardhmes time për një kohë më afatgjate”, ka thënë James, përcjell lajmi.net.

“Në Madrid, unë kam gjithçka, shtëpinë, njerëzit që më duan, gjithçka.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, por në këtë moment jam në kontratë me Bayern Munich. Dua ta përfundoj sezonin këtu andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej.”, ka shtuar më tej kolumbiani. /Lajmi.net/