James: Dua të luaj më shumë, por dikush…

James Rodriguez dëshiron të luaj më shumë te Real Madridi, por është dikush tjetër që vendos për këtë.

Sport

04/11/2016 17:05

Kështu ka thënë ylli kolumbian gjatë një interviste për ‘RNC Sports’.

“Dua të luaj më shumë, por është dikush që komandon dhe gjithmonë vendos se kush duhet të luaj e kush jo. Është diçka që duhet respektuar”, ka thënë James Rodriguez, përcjell lajmi.net.

I pyetur për raportet mes tij dhe trajnerit Zinedine Zidane, James u përgjigj: Nuk janë siç të gjithë thonë, të këqija, të thyera. Në rregull, është një raport mes lojtarit dhe trajnerit. Kur ai merr vendime ai është shefi dhe unë dua ta pranoj atë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.