James Deen, ylli i pornografisë, dënohet me 78,000$

Pornostari James Deen dënohet me 78,000 $ për mosrespektimin e rregullit më të thjeshtë të mundshëm në pornografi

Fun

12/03/2016 14:43

Kompania e udhëhequr nga pornostari James Deen është akuzuar nga zyrtarët e Kalifornisë për thyerjen e ligjit për mbajtjen e kondomit dhe gjithashtu per ligjet e sigurisë së shëndetit.

Sipas zyrës së shëndetit dhe sigurisë të Kalifornisë (Cal/OSHA)  ,James Deen Productions ose Third Rock Enterprises, nuk kanë përdorur kondom dhe nuk kanë shpërndarë vaksina për të punësuarit që kanë mundësi të jenë të ekspozuar ndaj Hepatitit B, transmeton lajmi.net.

Shefi I Cal/OSHA Juliann Sum tha “ Cal/OSHA kërkon përdorimin e kondomit në industrinë e filmave për të rritur që të mbrojë aktorët nga sëmundjet sikur HIV ose sëmundjet tjera ngjitëse seksuale.”

“Third Rock Enterprises ka dështuar që t’i mbrojë punëtoret nga sëmundjet ose lëndimet gjatë kohës kur janë në set.“

Lajmi vjen pas një sërë ankesash dhe padish ndaj pornoyllit në Nëntor , ku disa pornyje kanë thënë që ai i ka sulmuar seksualisht. Akuza te cilat ai i demantoi si të rreme.

Për incidentin e fundit, Deen është dënuar me 77,785 $./lajmi.net