“Jam keq, nuk kam postuar shumë”, ja për çfarë e thotë Enca

Enca Haxhia, vitin 2018 ka qenë njëra nga personazhet më të përfolura në showbizzin shqiptar.

ShowBiz

03/01/2019 17:31

Jeta luksoze, projektet e imazhet provokuese të saj kanë bërë që të jetë pjesë e pandashme e shtypit rozë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ajo ka hedhur një gotë me verë në InstaStory teksa tregon se është duke e shijuar Vitin e Ri pafund.

“Jam keq nuk kam postuar shumë këto ditë, përfunduar&parë gjëra të bukura, vetëm kam qenë e zënë duke u relaksuar&kënaqur”, janë fjalët e saj.

Nga ana tjetër, Haxhia vazhdon të deklarohet ‘single’, që duket se bukuroshes shqiptare ende nuk ia ka rrëmbyer zemrën askush. /Lajmi.net/