‘Jam Gjakova’ mban titullin kënga e re nga Gold AG dhe Shkelzen Jetishi

Gold AG po sjell projekt pas projekti.

ShowBiz

13/11/2018 15:19

Reperi shqiptar, Gold AG nuk e ka ndërmend të ndalet në publikimin e projekteve të reja muzikore dhe këngëtarët që po i fton në bashkëpunim po i zgjedhë ndër emrat më të dashur për publikun dhe nga ata më profesional në këtë fushë, shkruan lajmi.net.

Pas suksesi që pati kënga ‘Ma e mira’ në duet me Danin, Goldi ka bashkuar idetë me këngëtarin e mirënjohur Shkelzen Jetishi dhe shumë shpejtë do të publikohet kënga e tyre e përbashkët me titull ‘Jam Gjakova’.

Ishte Arian Agushi ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

”JAM GJAKOVA ft SHKËLZEN JETISHI pritne ❤”ka shkruar ai pranë postimit./Lajmi.net/