Jakup Krasniqi: Pushtetarët po i frikësohen EULEX-it (Video)

Ky kushtëzim, sipas tij, nuk po bëhet për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit, por po bëhet për të mbrojtur grupe të caktuara të njerëzve.

Lajme

16/06/2016 18:16

Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i ka vlerësuar të paarsyeshme përpjekjet e disa personave të cilët kanë përgjegjësi në institucionet e Kosovës, për të kushtëzuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Ky kushtëzim, sipas tij, nuk po bëhet për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit, por po bëhet për të mbrojtur grupe të caktuara të njerëzve.

Më këtë, veprim sipas Krasniqit, dikush nga pushtetarët po i frikësohet kompetencave të EULEX-it. Këto komente, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i bëri në një intervistë dhënë për emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Për të dëgjuar komentin e plotë të Krasniqit për mandatin e EULEX-it, ndiqeni videon në vazhdim.

YouTube player