Jakup Krasniqi i jep “stafetën” Isa Mustafës

Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga kryetari i deritanishëm Jakup Krasniqi për kryetarin e sapozgjedhur, Isa Mustafa.

Lajme

17/07/2014 17:47

Pas seancës së sotme konstituive të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është bërë edhe dorëzim-pranimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit, njofton me anë të një komunikatë Zyra për marrëdhënie me publikun e Kuvendit.

“Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi ia dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit njëherësh i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit”.

“Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative”, përfundon komunikata.