Jake Roche nga grupi ‘Rixton’ i propozon fejesë të dashurës në koncertin e Ed Sheeran (Foto)

Edhe një propozim për martesë në koncertin e këngëtarit Ed Sheeran.

ShowBiz

20/07/2015 11:23

Në koncertin e së dielës të këngëtarit Ed Sheeran ishin të ftuara edhe vajzat e grupit ‘Little Mix’ për të performuar.

Por, kjo ka dalë të jetë natë më e veçantë për njërën  nga vajzat pasi Sheeran bashkë me këngëtarin e grupit ‘Rixton’ kanë përgatitur gjithçka që Jake t’i propozojë martesë të dashurës së tij Jesy Nelson.

Ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar anëtares së ‘Little Mix’ derisa Ed po këndonte këngën romantike ‘Tenerife Sea’, transmeton Lajmi.net.

Jesy më pas ka postuar fotografinë në Instagram ku është shprehur shumë e emocionuar. (Lajmi.net)