Jahjaga vlerësoi lartë kontributin e Pajazit Nushit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademik Pajazit Nushi.

Lajme

03/09/2015 14:41

Ajo ka çmuar lartë kontributin e tij jo vetëm në arsim e shkencë si profesor shumëvjeçar universitar dhe njeri ndër studiuesit e parë të psikologjisë dhe shkencave tjera sociale në Kosovë por edhe në zbardhjen e fatit të të pagjeturve si humanist i shquar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidentja Jahjaga u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të Akademik Pajazit Nushit për këtë humbje të madhe për gjithë Kosovën.