Jahjaga: Vizita e Princit dhe Dukeshës rikonfirmon lidhjen e fuqishme të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall-it me të cilët diskutoi për zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë.

Lajme

19/03/2016 13:31

Presidentja Jahjaga falënderoi Princin  për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Presidentja Jahjaga theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimeve me Princin Cherles diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

t

Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Madhe në këtë proces do të vazhdojë të jetë e rëndësishme.

“Presidentja Jahjaga dhe Princi i Wales-it diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës”.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

t1

Presidentja Jahjaga me këtë rast, dekoroi Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.