Jahjaga vendos kurora lulesh në bustin e Adem Jasharit në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë vuri kurora lulesh pranë monumentit "Nënë Shqipëri" dhe më pas edhe një kurorë me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari që ndodhet në Tiranë.

Lajme

11/09/2015 17:32

“Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, presidentja Jahjaga bëri vizitë edhe në Bunker Art, e shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli”, thuhet në komunikatën nga zyra e presidencës, raporton lajmi.net.

Presidentja Jahjaga pas kësaj qëndroi në qytetin e Beratit, ku e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, zotëri Petrit Sina, vizitoi Muzeumin Ikonografik “Onufri”. /lajmi.net