Jahjaga uron Thaçin

Presidentja e Republikës së Kosoves, Atifete Jahjaga i ka uruar Hashim Thaçit zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net

Lajme

26/02/2016 20:25

Ajo i ofroi Thaçit bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit./ Lajmi.net