Jahjaga u takua me zëvendëspresidentin e SHBA, Joe Biden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Lajme

25/11/2015 18:55

Jahjaga dhe Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës./ Lajmi.net

03