Jabllanoviq: S’di a do të pranojmë më takim me Jahjagën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke vazhduar takimet me partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

20/10/2015 13:44

(E plotësuar) Kreu i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq pas takimit me Jahjagën, tha se është mirë që Presidentja e ka ftuar këtë takim por se nuk e di nëse subjekti politik i tij do të shkoj në një takimin e radhës.

Sipas tij, kriza politike në Kuvend është e panevojshme pasi që ka shumicë parlamentare, e cila mund të merr vendime.

_____________________________________

Pas takimeve me opozitarët në mëngjes, Jahajaga ka takuar partitë e minoriteteve.

Pas takimit me Grupin Parlamentar 6+, Jahjaga është duke zhvilluar takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në krye me Aleksandar Jabllanoviqin.

Bashkë me Jabllanoviqin në takim marrin pjesë edhe Sllavko Simiq dhe Bojan Mitiq.

Grupi 6+