Jahjaga takoi Meuccin, diskutohet mandati i ri i EULEX-it

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka takuar të enjten shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Gabriele Meucci, me të cilin ka diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, në veçanti për sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme

16/10/2014 14:56

Jahjaga dhe Meucci akne diskutuar edhe rreth mandatit të ri të EULEX-it, duke e theksuar kalimin e misionit nga pozita e drejtuesit në atë të monitoruesit.

“Pata takim të shkëlqyeshëm me Presidenten. Ndaj me të shqetësimin e saj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, dhe jam i përkushtuar që të bëjë çdo gjë që mundem në kuadër të mandatit  dhe burimeve të mija për ta ndihmuar Kosovën në këtë sfidë”, ka thënë Meucci, sipas një deklarate për media të EULEX-it.

“Mandati im shënon fillim të ri, ku misioni më nuk punon për Kosovën, por me Kosovën, në çdo nivel të institucioneve të saj të sundimit të ligjit, gjithashtu në partneritet me homologët tanë nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian”.

Meucci është diplomat italian me përvojë në Ballkan. Ai ka qenë ambasador në Mal të Zi dhe më parë ka shërbyer edhe në Kroaci e Shqipëri.