Jahjaga shpërndanë dhurata për fëmijët bonjakë

Presidentja Atifete Jahjga ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku ka shpërndarë dhurata me rastin e vitit të ri.

Lajme

31/12/2014 12:09

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Jahjaga bisedoi me udhëheqjen e SOS fshatit të fëmijëve.

Ajo u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së vitit të ri.