Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën për Specialen

Presidentja e Kosovës,  Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranuar nga Zyra e Presidentes më 23 shkurt.

Lajme

29/02/2016 16:26

“Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” –  Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në fund të njoftimit./lajmi.net