Jahjaga pritet t’i takojë sot liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet që sot t’i mbledhë liderët e partive politike për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, thonë burime të lajmi.net në Presidencë.

Lajme

07/05/2014 15:42

Pas shpërbërjes së Kuvendit, i cili u votua sot nga deputetët e legjislaturës aktuale, pritet që brenda ditës të arrihet një konsensus në mes të kryetarëve të partive kryesore në Kuvend edhe për datën e zgjedhjeve.

Alternativa më e përafërt për mbajtjen e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, që është dhënë edhe nga shumica e partive parlamentare, është 8 qershori.