Jahjaga përmbyll vizitën në Shqipëri (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, vizitoi qytetin e Shkodrës. Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zonja Voltana Ademi vizitoi kalanë e Rozafës dhe fonotekën "Marubi'.

Lajme

12/09/2015 10:12

Në një deklaratë bërë me këtë rast Presidentja Jahjaga tha:

Është një kënaqësi e madhe, sepse këtë vizitë timen të parë shtetërore këtu në Republikën e Shqipërisë po e përfundoj pikërisht me vizitën në qytetin jashtëzakonisht të bukur të Shkodrës, me një mikpritje të jashtëzakonshme nga ana e kryetares.

unnamed

Unë e them që është qyteti i gërshetimit të traditës dhe kulturës së lashtë që ka kjo anë. Ky është vend historik dhe me të vërtet më la përshtypje jashtëzakonisht të madhe, sidomos ky simbol i qëndresës, kalaja e Rozafës, që për neve shqiptarëve ka një domethënie të jashtëzakonshme. Falënderoj qytetarët e Shkodrës, që kanë mundur gjithmonë ta ruajnë dhe ta kultivojnë këtë traditë të gjatë dhe ta bartin nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër.

Presidentja Jahjaga qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.

unnamed (1)

Përveç me Nishani, Presidentja Jahjaga u takua edhe me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, kryetarin e Partisë Demokratike, Basha, shkrimtarin Ismail Kadare e zyrtarë të tjerë. Ajo gjithashtu vizitoi edhe Beratin dhe Shkodrën.

unnamed (2)

unnamed (5)