Jahjaga në Beograd flet për viktimat e dhunës seksuale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të vizitojë Beogradin si mysafire në festivalin “Mirëdita”.

Lajme

28/05/2017 23:28

Festival ky i cili do të mbahet që nga 31 maji deri më 3 qershor, e organizuar nga Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, transmeton lajmi.net

Jahjaga do ta promovojë librin i cili flet për viktimat e përdhunimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Festivali do të organizohet nga Fondi Rockfeller Brothers, Fondacioni Charles Steëart Mott, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, Ministria e Kulturës në Kosovë, dhe Qendra rinore në Beograd.

Atifete Jahjaga njihet si presidentja e cila gjatë mandatit e ngriti më së shumti zërin për ndihmë ndaj grave të përdhunuara gjatë luftës. /Lajmi.net/