Jahjaga mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri me 9 ministra “bojkotojnë” (Foto)

Në kuadër të vizitës së saj dy ditore në Shqipëri, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur edhe një fjalim pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Presidentes Jahjaga iu bë një pritje e ngrohtë dhe ceremoniale në Kuvend, me buqeta me lule, plot duartrokitje.

Lajme

10/09/2015 18:18

Seanca nisi me një urim mirëseardhje nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, por në këtë seancë jo të zakonshme mungonte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk u pa të ishte në sallën e Kuvendit për të dëgjuar fjalimin përshëndetës të presidentes së Kosovës.

Gjithsesi më herët gjatë ditës kryeministri e ka pritur në një takim të veçantë Jahjagën në ambientet e Kryeministrisë, por kjo e sotmja ishte e parë vizitë zyrtare e presidentes së Kosovës në vendin tonë, edhe pse më herët ka pasur takime mes qeveritarëve tanë.

Në sallën e Parlamentit për nder të presidentes kosovare nuk mungoi as Presidenti Bujar Nishani, të gjithë deputetët e majtë dhe të djathtë, mediat, por edhe ambasadorët e akredituar në vend.

Ndërkohë që bashkë me kryeministrin Rama, munguan edhe disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar: Nasip Naço, Klajd Gjosha, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, Milena Harito, Lefter Koka, Edmond Panariti.

Me sa duket ministrat dhe kryeministri kishin angazhime shumë më të rëndësishme për të ndjekur, sesa fjalimin 11 minuta të presidentes Jahjaga. / K.P.

duke-takuar-ish-kryeministrin-berisha_3018 jahjaga_5283 jahjaga-sot-ne-kuvend_8823 jahjaga-ne-kuvendin-e-shqiperise_2770