Jahjaga: Lëvizja për pajtimin e gjaqeve bashkoi të gjithë në luftë për bërjen e shtetit

Sot shënohet 25 vjetori i nismës për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Në shënim të kësaj dite po mbahet një akademi nën patronazhin e presidentes Atifete Jahjaga.

Lajme

24/06/2015 11:48

Në fjalimin e saj, presidentja e vlerësoi lart veprimtarinë e Lëvizjes gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve.

Ajo tha se kjo lëvizje ishte një nga hapat e parë për ndërtimin e shtetit.

“Në maj të vitit 1990, u shtri dora e pajtimit, u hap rruga e ndryshimeve në shoqërinë tonë”.

“Kjo lëvizje i bëri bashkë të gjithë në luftën për ndërtimin e një shteti të ri”.

“Kjo nismë, vuri bazën e një lëvizje të përgjithshme, që qon drejtë pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Jahjaga në fjalimin e saj.

Jahjaga me rastin e 25 vjetorit të pajtimit të gjaqeve, është shprehur se do të dekorojë këtë Lëvizje me dekoratën për pajtim “Anton Çeta”.

YouTube player