Jahjaga kërkon drejtësi ndërkombëtare për viktimat e dhunës seksuale

Presidentja Atifete Jahjaga priti disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë me të cilët diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Lajme

24/04/2015 15:54

Ajo tha se prioritet i punës së Këshillit është përmbushja e të drejtave të garantuara me ligj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, qasja në drejtësi, qasja në shërbimet shëndetësore, fuqizimi ekonomik si dhe ndërgjegjësimi shoqëror dhe institucional për këtë krim të luftës.

Kohë më parë ajo pati thënë se është e përkushtuar të sjellin drejtësi për krimet e bëra të dhunës seksuale dhe të mos mbesin të pandëshkuara dhe se do të kërkojë ndërkombëtarizim të njohjes së kësaj vepre të kryer nga ushtria serbe.

Ambasadorët shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për punën e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës i cili ka për synim rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.