Jahjaga: Ka ardhur koha qe t’i zgjidhim mijëra raste që po presin në gjykata

Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot i janë shtuar 41 gjyqtarë të rinj. Ata sot në një ceremoni të organizuar dhanë betimin e tyre para presidentes Atifete Jahjaga.

Lajme

19/05/2015 15:14

dhanë betimin e tyre para presidentes Atifete Jahjaga.

Në këtë ceremoni ku i pranishëm ishte edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, presidentja Jahjaga kërkoi nga gjyqtarët e rinj që të punojnë me nder dhe profesionalizëm, që Kosova të bëhet vend ku sundon ligji.

E para e vendit tha se ka ardhur koha që lëndët e grumbulluara të gjykata të trajtohen, thuhet nw një komunikate të zyrës për informim të Presidencës së Kosovës.

“Të gjithë ne duhet të punojmë së bashku për të nxjerrë një sistem të drejtësisë nga mendësia e vjetër, duke e rindërtuar dhe duke e bërë atë një sistem të drejtësisë të pakompromis, duke bërë një sistem  të drejtësisë të fortë, një sistem të drejtësisë të bazuar në vlerat e profesionalizmit dhe në vlerat e paanshmërisë politike dhe një sistem të  drejtësisë, i cili duhet ta kthejë besimin e qytetarëve në gjykatat tona dhe në gjyqtarët tanë”.

“Ju e dini shumë mirë se ka ardhur koha që të punojmë me një intensitet shumë më të madh që t’i zgjidhim mijëra raste që janë grumbulluar dhe janë mbledhur nëpër gjykatat tona. Ne duhet të punojmë me një intensitet më të madh, që të jemi më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm, sikurse secili punonjës në sistemin e drejtësisë sot”.

“Mbi të gjitha, ju e dini shumë mirë se ka ardhur koha që të shohim një sistem të drejtësisë, i cili funksionon mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin. Sepse, vetëm kështu mund ta ngrisim besimin e qytetarëve tanë në sistemin tonë të drejtësisë, në gjyqtarët tanë, në gjykatat tona dhe vetëm kjo do të jetë një dëshmi se kriminelët do të ballafaqohen me dorën e drejtësisë”.

“Për ta bërë gjithë këtë ju duhet të jeni gjykatës profesionalë, gjykatës të guximshëm, të aftë dhe të ndërgjegjshëm, gjykatës të cilët sistemin e drejtësisë në Kosovë do ta shihnin përmes zbatimit të plotë të ligjit dhe që do t’u hapin perspektivë qytetarëve të vendit tonë, për t’i bindur se shteti i tyre duhet të udhëhiqet vetëm nga dora e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe barazisë para ligjit”.

 

Lista e Gjyqtarëve të Dekretuar, që dhanë sot betimin:

Lumnije Krasniqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Ylber Shurdhiqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Naime Ahmeti, Gjykata Themelore Prishtinë, Mevlide Kosumi – Qarri, Gjykata Themelore Prishtinë, Albina Shabani – Rama, Gjykata Themelore Prishtinë, Mihane Ismajli, Gjykata Themelore Prishtinë, Milena Djeric, Gjykata Themelore Prishtinë, Kujtim Krasniqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Ramush Bardiqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Lirije Maksutaj, Gjykata Themelore Prishtinë, Luljeta Maxhuni, Gjykata Themelore Prishtinë, Hidajete Gashi, Gjykata Themelore Prishtinë, Violeta Namani, Gjykata Themelore Prishtinë, Naim Meholli, Gjykata Themelore Prishtinë, Alajdin Tershnjaku, Gjykata Themelore Prishtinë, Bujar Dobërdolani,         Gjykata Themelore Prishtinë, Agim Kuqi, Gjykata Themelore Prishtinë, Arjeta Sadiku, Gjykata Themelore Prishtinë, Adnan Konushevci, Gjykata Themelore Prishtinë, Fatmir Aliu, Gjykata Themelore Prishtinë, Drilon Haraqia, Gjykata Themelore Gjakovë, Mentor Bajraktari, Gjykata Themelore Gjakovë, Besnik Bislimaj, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Rahovec, Malsor Kryeziu, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Rahovec, Shaqir Mazreku, Gjykata Themelore Gjakovë – dega në Malishevë, Bekim Avdimetaj, Gjykata Themelore Pejë – dega në Deçan, Murat Hulaj, Gjykata Themelore Pejë, Sabit Sadikaj, Gjykata Themelore Pejë – dega në Istog, Sabrije Rraci, Gjykata Themelore Pejë – dega në Klinë, Florije Zatriqi, Gjykata Themelore Pejë – dega në Klinë, Mustaf Tahiri, Gjykata Themelore Ferizaj, Hakile Ilazi, Gjykata Themelore Ferizaj, Alban Beqiri, Gjykata Themelore Ferizaj, Misin Frangu, Gjykata Themelore Ferizaj, Bahri Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Ilir Bytyqi, Gjykata Themelore Ferizaj, Venhar Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Bekim Salihu, Gjykata Themelore Ferizaj, Ardian Ajvazi, Gjykata Themelore Ferizaj, Sabedin Mushica, Gjykata Themelore Gjilan dhe Menderes Behluli, Gjykata Themelore Gjilan – dega në Viti