Jahjaga: Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar të drejtat

Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se fuqizimi i grave në ekonomi ndikon në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.

Lajme

20/12/2018 12:48

Ish-presidentja Atifete Jahjaga në tryezën “Promovimi i grave në ndërmarrësi dhe vendimmarrje” organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), shtoi se grave për një kohë të gjatë iu janë mohuar të drejtat, por tha se vërehet përmirësim në këtë drejtim.

“Çështja e fuqizimit të grave në shoqëri po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm. Ndikimi i tyre është i rëndësishëm në stabilitetin e vendit. Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar shumë të drejta, të drejta që të kenë një jetë dinjitoze. Fatmirësisht jemi dëshmitarë të disa ndryshimeve pozitive, të përmirësimit të rolit të gruas në familje”.

“Kjo nuk ka ndodhur vetvetiu, por pas aktiviteteve të vazhdueshme që të ndryshohet kjo gjendje. Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mirëpo që ai të kontribuoj në zhvillim duhet një pjesëmarrje e grave. Kur investohet në një grua nuk investohet vetëm në një grua, por në një familje, shoqëri e komunitet”.

Lisa Magno, shefe e USAID-it tha se nëse Kosova dëshiron prosperitet atëherë duhet fuqizim ekonomik i gruas.

“Vetëm 11% të bizneseve janë të krijuara nga femrat. Për prosperitetin e Kosovës duhet të mbështetet punësimi dhe fuqizimi i femrës. Ka shumë talente dhe potenciale të femrës në Kosovë dhe grat në këtë dhomë e kanë dëshmuar këtë”.

“Në 20 vjetet e fundit USAID ka ndihmuar në fuqizimin e femrës dhe kemi ndihmuar femrat që të thyejnë barrierat në postet apo punët qe thuheshin të jenë vetëm për meshkuj. Ne kemi punuar shumë me qeverinë qe femrat të kërkojnë prone. Një rol të madh luan edhe sektori privat”.

Florije Xhemajli, menaxhere e projektit,“Fondacioni Jahjaga”, tha se fuqizimi ekonomik i  grave është sfidë në Kosovë, raporton EO.

“Fuqizimi ekonomik i gruas është një nga fushat qe fondacioni merret. Janë disa sfida, ku është papunësia ki kemi vetëm 12% të grave të punësuara. Ne rastet kur janë të punësuara ato përballen me mungesë kontratave. Kemi një numër të madh të grave që mendojnë që tregu i punës është i papërshtatshëm”.

“Në ndërmarrësi është një numër jo i madh i grave, kemi vetëm 10% të grave që janë ndërmarrëse por kur i shohim karakteristikat ku një pjesë e madhe e grave që janë në ndërmarrësi gratë janë të orientuar  nga shërbimi dhe jo prodhimi, dhe profesionet e tilla nuk janë të qëndrueshme në afat të gjatë kohor”, tha ajo.