Jahjaga e Rama për bashkëpunim strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur sot në takim Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajme

10/09/2015 15:47

Në fjalën së saj, Jahjaga, i shprehu falënderimet kryeministrit Rama, dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer të dëshmuar ndaj Kosovës, në të gjitha aspektet dhe në mënyrë të veçantë për kontributin dhe përkrahjen në procesin e njohjes së pavarësisë Kosovës.

Gjatë këtij takimi, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Rama, vlerësuan ecurinë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston mes vendeve, falë zbatimit me sukses të një sërë marrëveshjeve në fusha me interes reciprok.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi strategjik, në ekonomi, shëndetësi, arsim, shkëmbimet tregtare./shekulli.al/