Jahjaga e Haradinaj në “kafe të Bajramit”

Presdientja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, me ç’rast kryemyftiut Naim Tërnava ia uroi Bajramin e Madh, ndaloi për një kafe në rrugën “Qamil Hoxha”, që lidhet me Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit.

Lajme

28/07/2014 17:59

Rastësisht apo me qëllim aty ishte edhe lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj, shkruan gazeta Express.

Jahjaga dhe Haradinaj u përshëndetën dhe nuk dihet nëse me këtë rast ata vetëm ia uruan njëri – tjetrit Bajramin, pasi fjalët zgjatën pak dhe të dy zunë vend në tavolinat e veta.

Në këtë kafe më herët me Haradinjan qëndroi edhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Presidentja Jahjaga pati një përshëndetje të përzemërt edhe me ish-politikanen e Kosovës dhe aktualisht zyrtare e Socialdemokratëve të vendit, Kaqusha Jashari.