Jahjaga dekreton Ligjin e ri të Prokurimit Publik, një nga kriteret për liberalizim të vizave

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin e ri të Prokurimit Publik.

Lajme

01/03/2016 14:59

Miratimi i këtij i ligji ka qenë njëri ndër kriteret për liberalizimin e vizave, e përpos saj Jahjga ka thënë se ky ligj është thelbësor edhe  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton lajmi.net.

“Sot dekretova Ligjin e ri për Prokurim Publik. Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë, për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent dhe konkurrencën e barabartë në treg”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.