Jagxhillar thotë se do të marrin veprime politike nëse rrezikohen raportet Turqi-Kosovë

Ministri Administratës  Publike i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, Mahir Jagxhillar, ka thënë se ministria që ai drejton me kërkesë të AKI-së dhe Policisë së Kosovës, kanë revokuar lejen për disa organizata jo qeveritare.

Lajme

04/04/2018 15:54

Ai ka thënë se raportet e mira mes Kosovës duhet ruajtur, dhe se e vërteta për rastin e gjashtë qytetarëve turq duhet zbardhur.

Ministri ka thënë se përkrahin Turqinë dhe presidentin Erdogan për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës.

Jagxhillar ka thënë se janë të gatshëm për respektim të raporteve nder etnike, ruajtje të bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe Turqisë.

Por ai ka thënë se nëse këto raporte vihen në rrezik janë të gatshëm të marrin veprime politike dhe demokratike për ruajtjen e tyre./Lajmi.net/