Jaguar, BMW dhe Ford bashkojnë forcat?

Për fat të keq, nuk bëhet fjalë për ndonjë super-veturë.

Auto & Tek

27/07/2016 05:27

Të gjitha markat më eminente botërore të veturave kanë pothuajse tre prodhues të bateriave nga të cilët furnizohen e që janë LG, Samsung dhe Panasonic, transmeton lajmi.net

Ideja e të tre prodhuesve gjigand të veturave ishte që së bashku të hapin një fabrikë për të prodhuar bateri të cilat do të ju shërbenin të trijave për modelet e makinave elektrike të së ardhmes.

Si duket, kjo ide ka ardhur si shkak i asaj që është duke e bërë Tesla dhe dikujt po i ngutet në këtë aspekt.

Ende nuk ka asgjë defenitive për bashkimin e tyre, por si një ide është dëgjuar së fundmi./lajmi.net