Jaguar BlackJag në shitje për 2.8 milion euro

Foure Design dizajnoi pamjen e veturës spanjolle dhe kur ajo arriti në Gjenevë në vitin 2004 dizajni i saj ishte emëruar BlackJag. Ajo tani është rikthyer përsëri dhe është në shitje për 2.8 milion euro.

Auto & Tek

27/05/2014 22:38

I inspiruar nga Formula Një, krijimi erdhi i fuqizuar me një motor V10 7.0 litërsh të radhitur në 640 kuaj-fuqi, duke bërë të mundur që koncepti të arrijë 96 kmh në vetëm 3 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 340kmh.

Me peshë 1,360kg, trupi i veturës është elegant, i zhytur në ngjyrë të zezë, me vija të theksuara sportive prej mbrojtëses përpara e deri tek mamita prapa.

BlackJag ishte zhdukur pak që nga koha kur doli jashtë shitjes në vitin 2007, por ajo tani është në shitje në Suchen për 2,800,000 euro.