Jadon Sancho shpallet lojtari i muajit në Bundesliga

Performancat mbresëlënëse të Jadon Sanchos po vazhdojnë.

Sport

16/11/2018 19:28

Lojtari po mahnitë të gjithë me lojën e tij. Ai madje dje luajti edhe me kombëtaren e Anglisë, në miqësoren kundër SHBA-së.

Anglezi ka shkëlqyer në Dortmund, me skuadrën e cila tashmë është edhe lidere e Bundesligës.

Sancho është shpallur lojtari i muajit në Bundesliga këtë muaj, duke “triumfuar” kundër Sebastien Haller, Marcel Halstenberg, Jonas Hofmann, Luka Jovic dhe bashkëlojtarit Achraf Hakimi, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Anësori ka shpresa se do të paraqitet në Ligën e Kombeve në përballjen që Anglia e luan kundër Kroacisë.

Pas kësaj, ai do të rikthehet në aksion në Bundesliga, ku së bashku me Dortmund, shkojnë në vizitë tek Mainzi. /Lajmi.net/