Jacobson sheh shenja inkurajuese

Ambasadorja Jacobson ka thënë se votimet kanë treguar shenja inkurajuese dhe ato përgjithësisht ishin të suksesshme.

Lajme

04/11/2013 16:37

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, lavdëron zgjedhjet e djeshme në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Jacobson ka thënë se votimet kanë treguar shenja inkurajuese dhe ato “në përgjithësi ishin të suksesshme. Ndërsa ajo ka paralajmëruar se amerikanët do të jenë të përfshirë në vëzhgim edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, aty ku gara ka çuar në balotazh.

“Shenja inkurajuese që zgjedhjet në përgjithësi ishin të suksesshme. Nëse e lëmë Mitrovicën e veriut anash, SHBA vërejti të vogla dhe shumë profesionalizëm dhe entuziazëm gjithkah”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara fillon planifikimin e përpjekjeve tona për vëzhgim të raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë që do të mbahen muajin e ardhshëm”, ka thënë Ambasadorja Jacosbson.