Jacobson: Parandalimi i likuidimit të Trepçës, punë e vështirë

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson e ka vlerësuar si “punë të vështirë” ndalimin e likuidimit të Trepçës nga ana e Qeverisë.

Lajme

18/01/2015 13:57

Përmes një tweet-i, ajo ka thënë se Qeveria me vendimin e saj për të parandaluar privatizimin e Trepçës ka një detyrë të vështirë.

“Qeveria është duke punuar në parandalimin e likuidimit të Trepçës duke e njohur vendimin e gjykatës, interesin e komunitetit dhe realitetit buxhetor. Punë e vështirë”, ka shkruar Jacobson në Twitter.