Jacobson me liderët politikë, sot marrëveshja për datën e zgjedhjeve

Liderët e partive politike do të takohen sot paradite me ambasadoren amerikane, Treacy Ann Jacobson, ku në këtë takim “pritet të arrihet pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve parlamentare”. Por, në takim pritet të diskutohet edhe për \"Tribunalin\".

Lajme

03/04/2014 08:24

Data e zgjedhjeve parlamentare do të mësohet sot. Gazeta “Epoka e Re”raporton se sot në orën 10:00, liderët e partive politike në Kosovë do të takohen me Ambasadoren e SHBA-ve. Treacy Ann Jacobson në orën 10:00, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

“Nga ky takim pritet të arrihet pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve parlamentare “, ka thnë një burim, për “Epoka e Re”.

Më herët kreu i PDK-së, njëherësh Kryeministri Hashim Thaçi ishte takuar së bashku me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ku parimisht ishin pajtuar që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor.

Sipas burimeve të lajmi.net, në këtë takim, që do të mbahet në selinë e Ambasadës Amerikane, pritet të arrihet pajtueshmëria edhe për themelimin e një gjykate speciale që do të merrej me krimet e pretenduara që UÇK gjoja ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.