Jacobson me liderët diskutoi për “Tribunalin” e EULEX-in

Ambasadorja amerikane,Tracey Ann Jacobson, ka biseduar të enjten me dy liderët e partive kryesore në vend, ku ëshët biseduar për datën e zgjedhjeve, mandatin e EULEX-it dhe “Tribunalin” për UÇK-në.

Lajme

03/04/2014 15:51

Ambasadorja Jacobson, në profilin e saj në Twiter, ka treguar se ka zhvilluar takime ku është biseduar për mandatin e EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës për Kosovën.

Sipas burimeve të lajmi.net, Jacobson është takuar paradite me kryeministrin Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës dhe me Isa Mustafën, liderin e partisë kryesore opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ambasadorja Jacobson ka paralajmëruar një ditë të ngarkuar me takime, derisa ka paralajmëruar edhe vizitën e diplomatit të Lartë të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, i cili po qëndron në rajon për vizitë zyrtare.

Sipas burimeve të lajmi.net, në parim është arritur pajtueshmëri midis liderëve për datën e zgjedhjeve parlamentare, po ashtu edhe për mandatin e EULEX-it, por pritet ende të diskutohet për gjykatën, e cila kërkohet të themelohet për të trajtuar krimet që pretendohet se ka kryer UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deri tani partitë politike janë shprehur kundër krijimit të kësaj gjykate, dhe në asnjë mënyrë jashtë territorit të Kosovës, me këmbënguljen se krimet janë kryer nga okupatori serb, ndërsa UÇK-ja ka bërë luftë të pastër çlirimtare.