Jacobson: Ja pse nuk u takova me drejtuesit e Vetëvendosjes

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka treguar arsyet se pse nuk ka pasur takime me drejtuesit e Vetëvendosjes gjatë punës së saj në Kosovë.

Lajme

08/07/2015 21:02

 

Jacobson në përfundim të mandatit, në një intervistë në RTK ka thënë se me këtë parti nuk është takuar, sepse sipas saj Vetëvendosje përdorë taktika të dhunshme.

Ajo ka thënë se ky subjekt politik duhet të bëjë ndryshime në qëndrime dhe të jetë më paqësore.

“Po ka një arsye specifike përse nuk takohem me ta si parti (Vetëvendosjen), dhe arsyeja është përdorimi i taktikave të dhunshme. Nuk mendoj se është legjitime dhe e përgjegjshme që të merren ose të përfshihen me protesta të dhunshme siç ka qenë më herët gjatë fillimit të vitit, ku ka pasur shumë lëndime të policëve dhe protestues. Ka pasur edhe dëmtime në pronë. Nuk mendoj se kjo ja ka dhënë pamjen më të mirë Kosovës në skenën botërore”, ka thënë ajo në RTK.