Jacobson: Bashkëpunojmë me çdo qeveri që vjen në pushtet pa hajni

Sipas ambasadores amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson, SHBA-të nuk kanë ndonjë preferencë për lider a parti për zgjedhjet e 8 qershorit. Ajo ka thënë se do të bashkëpunojnë me secilën qeveri që vjen në pushtet pa vota të vjedhura.

Lajme

06/06/2014 21:11

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë preferencë për parti a lider në zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë për “Rubikon” Ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson, transmeton KTV.

“Nuk është e vërtetë se ne do t’i tregojmë njerëzve se për kë do të votojnë. Ne kërkojmë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka potencuar Jacobson.

Ajo ka ritheksuar se do të bashkëpunojnë më cilëndo parti që do të vijë në pushtet, por se “do të ishte më mirë të bashkëpunonim me një qeveri që merren vesh dhe që nuk vjen nga votat e manipuluar”.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Jacobson, është shprehur e zhgënjyer që zgjedhjet e 8 qershorit po mbahen pa përmbylljen e reformës zgjedhore.

Jacobson shpreson që në legjislativin e ardhshëm të bëhet një reformë e thellë zgjedhore e jo ashtu siç është tentuar të bëhet.