Jabra Rox sjellë kufjet me Wireless

Kufjet e reja të Jabra Rox reduktojnë rrëmujat e ndryshme që bëhen përmes kufjeve të zakonshme, të cilat na bezdisin jo rrallë. Këto kufje të reja do të lidhen me telefonin tuaj me anë të wireless’it. Vetëm njëherë i aktivizoni kufjet me telefon dhe pastaj nuk do të jetë më e nevojshme që sa herë…

Auto & Tek

21/03/2014 20:47

Kufjet e reja të Jabra Rox reduktojnë rrëmujat e ndryshme që bëhen përmes kufjeve të zakonshme, të cilat na bezdisin jo rrallë. Këto kufje të reja do të lidhen me telefonin tuaj me anë të wireless’it.

Vetëm njëherë i aktivizoni kufjet me telefon dhe pastaj nuk do të jetë më e nevojshme që sa herë të dëgjoni muzikë t’i aktivizoni ato, sepse ato lidhen automatikisht.

Kontrollimi online ofronë mundësi për ndryshimin e këngës, volumin dhe thirrjet telefonike.

Bateritë e vogla të vendosura në kufje ofrojnë rreth pesë orë e gjysmë kohë të ndëgjimit të pandërprerë të muzikës.

Përdoruesit mund ta mbushin baterinë e kufjeve me anë të një porti USB të fshehur nën mbulesën e kufjes së majtë.

Këto kufje tani janë në dispozicion për 129,95$ duke përfshirë edhe lokacionin dhe vijnë me një aplikacion që përmirëson cilësinë e zërit.