Ja vlera e Përfaqësueses së Kosovës me lojtarët e ftuar për ndeshjen me Turqinë (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Sport

07/11/2016 21:23

Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.

Pesë ditë para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Në listën që ka shpalosur Bunjaki, figurojnë 22 lojtarë, dhe vetëm njëri vjen nga Vala Superliga e Kosovës (portieri Bledar Hajdini).

Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes.

Janë Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.

Benjamin Kololli (majtas), Mërgim Vojvoda (në mes), Fidan Halili (djathtas)

Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Lojtari më më vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë

Portierë:

Samir Ujkani – 500 mijë euro

Adis Nurkovic – 200 mijë euro

Bledar Hajdini-

Mbrojtës:

Mërgim Vojvoda -100 mijë euro

Benjamin Kololli -600 mijë

Fanol Perdedaj -700 mijë

Leart Paqarada -700 mijë

Alban Pnishi -500 mijë

Amir Rrahmani – 1 milion e 750 mijë

Avni Pepa -150 mijë

Fidan Aliti -250 mijë

Mesfushorë:

Herolind Shala -1 milion e 250 mijë

Alban Meha -1 milion e 800 mijë

Eroll Zejnullahu -900 mijë

Enis Alushi -550 mijë

Valon Berisha -2 milionë e 500 mijë

Milot Rashica -2 milionë e 750 mijë

Arber Zeneli -3 milionë e 500 mijë

Bernard Berisha- 1 milionë e 500 mijë

Sulmues:

Albert Bunjaku -300 mijë

Vedat Muriqi -1milion

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.